Leverkusen vazhdon mosmposhtjen

Seria e pamposhtur e Bayer Leverkusen ka vazhduar falë golit të barazimit në minutën e 97-të nga Robert Andrich. 

Të shtunën skuadra e Xabi Alonso në ndeshjen e Javës së tridhjetë e një ka barazuar me VfB Stuttgart. 

Rezultati përfundimtar i përballjes në “BayArena” ka qenë 2-2. 

Mysafirët kanë gjetur epërsi të dyfishtë me golat e Fuhrich (47′) dhe Undav (57′), por Leverkusen e ka përmbysur rezultatin. 

Fillimisht ka shënuar Adli (61′) dhe pastaj kur është dukur se Leverkusenit po i shkaktohej humbja e parë, në skenë ka dalur Andrich për ta barazuar rezultatin. 

Leverkusen që tashmë është shpallur kampion ende nuk e ka përjetuar humbjen. Nga tridhjetë e një ndeshje në Bundesliga skuadra ka arritur të realizojë tridhjetë e një fitore dhe gjashtë barazime. 

Go to TOP