Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë Contour Globalit 20 milionë euro

Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) që urdhëron Kosovën t’i paguajë 20 milionë euro një kompanie britanike për një projekt të ndërprerë të termocentralit afër Prishtinës.

Në tetor të vitit të kaluar u mor vesh se Kosova e kishte humbur arbitrazhin me kompaninë “Contour Global” (CG), me ç’rast detyrohej të paguante dëmshpërblim 20 milionë euro.

Gjykata Komerciale e Londrës më 25 prill ka marrë vendim për të refuzuar ankesën e Qeverisë së Kosovës (QK), duke e lënë në fuqi vendimin paraprak të ICC-së.

Sipas këtij vendimi, Kosova detyrohet t’ia paguajë kompanisë “Contour Global” 20 milionë euro si dëmshpërblim.

Go to TOP