Në Argjentinë një 60-vjeçare do të konkurrojë për Miss Universe

Alejandra Rodriquez, 60 vjeçare u kurorëzua mbretëresha e bukurisë e Buenos Aires.

Ajo do të jetë pjesëmarrësja më e vjetër që merrë pjesë për ta fituar titullin prestigjioz të Miss Universe.

Pasi u kurorëzua si “Miss Argjentina”, Rodriquez, e cila gjithashtu punon si gazetare tha se ndihet e lumtur që ka filluar një epokë e re në garat e bukurisë.

“Jam e lumtur që filloj një epokë të re garash bukurie. Në këtë epokë që tani ka filluar, nuk ka rëndësi vetëm bukuria fizike, por edhe vlerat e tjera”, u shpreh ajo.

Lidhur me sekretin e bukurisë, ajo tha se: “Gjëja më e rëndësishme është të ushqehesh mirë dhe të jesh fizikisht aktive”.

Miss Universe ku garojnë rreth 120 shtete do të mbahet në Meksikë në shtator 2024.

Go to TOP