Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i MAShTI-t: Premton përkushtim dhe ngritje të cilësisë në arsim

Arsim Ademi ka pranuar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit (MAShTI), pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti. Ademi falënderoi kryeministrin për besimin dhe shprehu angazhimin e tij për të kontribuuar në përmirësimin e sistemit arsimor të vendit.

Ai theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të njohurive dhe përvojave të fituara gjatë viteve për të ndihmuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Ademi vuri në pah bashkëpunimin me Ministren Arbërie Nagavci dhe kabinetin e saj si një pikë kyçe për realizimin e këtyre objektivave.

Në fund, Ademi falënderoi shokët, miqtë, kolegët dhe bashkë-aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke premtuar që rrugëtimi dhe bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më shumë. /Kosova.info/


Go to TOP