Arsenal mposht Tottenham
Arsenal ka triumfuar ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës.
Ndeshja u zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” është mbyllur me rezultat 0-1.
Tottenham e ka filluar ndeshjen me vrull, duke krijuar disa raste të hershme me Kulusevski, i cili e ka testuar portierin Raya. Megjithatë, Arsenal është stabilizuar me kalimin e kohës, duke u përpjekur të ngadalësojë ritmin e lojës. Martinelli dhe Havertz kanë pasur disa raste, por mbrojtja e Tottenham ka qenë e fortë.
Pjesa e parë është karakterizuar nga tensionet dhe ndëshkimet, me shtatë kartonë të verdhë.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kanë vazhduar përpjekjet për të gjetur golin, por ishte Gabriel ai që theu ngërçin në minutën e gjashtëdhjetë e katërt pas një krosimi nga Saka.
Tottenham është përpjekur ta gjejë barazimin, por mbrojtja e Arsenalit ka qëndruar, duke siguruar që skuadra e Mikel Arteta ta ruajë ecurinë pozitive të kampionatit.
Ndërkohë, Tottenham vazhdon të luftojë me formën e dobët, duke regjistruar vetëm një fitore në katër ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.
Aktualisht tabela e Premier League kryesohet nga manchester City.