Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës të mërkurën rreth orë 12:00, ka arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje.

Personi i dyshuar, sipas policisë, ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq me datat 9 dhe 21 maj 2024.

“Personi i arrestuar N.T, mashkull, 33 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia. /Kosova.info/

Go to TOP