​Policia ndalon një të mitur pas sulmit ndaj qytetarëve në Ferizaj

Një i mitur është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Vjedhje”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 korrik rreth orës 07:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku është raportuar se një person i panjohur po sulmonte qytetarët në sheshin e qytetit.

Pas reagimit të policisë, i dyshuari, një i mitur, është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Go to TOP