Raportohet zhdukja e një të miture në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë është raportuar se një e mitur është zhdukur në Prishtinë
“Prishtinë 10.07.2026-18:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.
