Botërori 2026, sot luhen dy çerekfinalet e fundit – ja oraret e ndeshjeve

Kampionati Botëror 2026 vazhdon sot (11 korrik) me dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale, të cilat do të përcaktojnë dy ekipet e fundit që do t’u bashkohen gjysmëfinalistëve.

Programi i sotëm:

– Norvegji – Angli, ora 21:00 (GMT) / 23:00 sipas orës së Kosovës.

– Argjentinë – Zvicër, ora 01:00 pas mesnate (12 korrik) sipas orës së Kosovës.

Fituesi i duelit Norvegji–Angli do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Argjentinë–Zvicër.

Ndërkohë, dy gjysmëfinalistët e parë janë Franca dhe Spanja, të cilat siguruan kualifikimin pas fitoreve në çerekfinalet e zhvilluara të enjten dhe të premten. /Kosova.info/


Go to TOP