Vjedhje në Ferizaj dhe Kaçanik, hajnat godasin stacionin e trenit dhe një xhami
Policia e Kosovës po heton dy raste të vjedhjes të raportuara në rajonin e Ferizajt dhe Kaçanikut.
Sipas raportit policor, në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në ish-stacionin e trenit të INFRA-KOS, nga ku kanë vjedhur materiale elektrike dhe elektronike, rreth 200 litra derivate të naftës si dhe 30 bateri. Sipas ankuesit, dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Në një rast tjetër, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, imami i një xhamie ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e objektit fetar.
Policia e Kosovës ka iniciuar hetime për të dy rastet dhe po punon për identifikimin e autorëve.
