Arrestohet 27-vjeçari nga Shkupi për posedim amfetamine
Më 19 tetor 2024, zyrtarët policorë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm me Droga, në bashkëpunim me SPB Shkup, arrestuan M.L. (27) nga Shkupi. Arrestimi u krye pas një kontrolli në banesën e tij, i cili u zhvillua me vendim gjykate dhe me ndihmën e një qeni shërbimi. Gjatë kontrollit u gjetën dhe konfiskuan dy pako që përmbanin rreth 140 gramë amfetaminë.
M.L. u ndalua në stacionin policor dhe, pas përfundimit të procedurave hetimore, SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal.
