Apeli lë në burg kryebashkiakun Erion Veliaj
Lihet në burg kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi në mbledhjen e sotme që ta rrëzojë ankimimin e bërë nga kryebashkiaku, duke lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” të Shkallës së Parë.
Apeli i GJKKO-së vendosi, ndërkaq, lehtësimin e masës së sigurisë për biznesmenin Elman Abule, duke e lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa la në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenët e tjerë: Shkëlqim Fusha, Gentian Sula e Meriman Palushi.
Avokati i Veliajt, Maksim Haxhia, paralajmëroi apelimin më tej të çështjes, duke u deklaruar shpresëplotë se klienti i tij mund të marrë atë që kërkon nga Gjykata e Lartë.
“Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë, që të pranojë kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit të Erion Veliajt, sepse nuk konkurron asnjë nga kushtet dhe krieteret për të mbajtur në burg një person të tillë”, tha avokati.
