Aliu: Vizitë në Mbretërinë e Bashkuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe institucional
Deputeti i Vetëvendosjes, Luan Aliu së bashku me Atasheun e Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në Londër, Agron Bajrami kanë vizituar Mbretërinë e Bashkuar, ku u takuan me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtje, John Healey, dhe deputetin Alex Sobel.
Në këto takime u diskutua për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimit të institucioneve të Kosovës.
Healey shprehu mirënjohje për qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetjen për sanksionet ndërkombëtare.
Aliu gjithashtu vizitoi qytetet Leeds dhe Rotherham, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për të diskutuar me investitorë potencialë rreth mundësive për investime ekonomike në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e Gjilanit. /Kosova.info/
