Alisa Jetullahu: Zëri rinor dhe i grave në kuvendin komunal të Podujevës

Në Kuvendin Komunal të Podujevës, do të dëgjohet një zë i ri, energjik dhe frymëzues nga një grua e re që do të sjellë një perspektivë të freskët dhe të guximshme. Alisa Jetullahu, kandidate për Asambleiste nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është angazhuar për të fuqizuar rininë dhe gratë në politikë dhe për të krijuar mundësi për të gjitha grupet që shpesh janë të nënvlerësuara.

Alisa është një zë i rinisë që ka bindje të forta për zhvillimin dhe avancimin e politikave që mbështesin barazinë gjinore, mundësitë e barabarta për të rinjtë dhe forcimin e institucioneve lokale përmes pjesëmarrjes aktive të grave. Ajo beson se vetëm duke i dhënë hapësirë grave dhe rinisë në vendimmarrje mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për Podujevën.

Me motoën #PodujevaPertej dhe angazhimin e saj për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Alisa Jetullahu do të angazhohet për ta bërë Kuvendin Komunal të Podujevës një hapësirë ku çdo zë do të dëgjohet.

Go to TOP