Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë  përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.

Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti .

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.


Go to TOP