Aksident në Rixhevë të Klinës, 9 të lënduar, dy prej tyre fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:10 në fshatin Rixhevë të Komunës së Klinës, ku janë përfshirë pesë vetura. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë dy fëmijë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lëndime trupore ku dy (2) nga të lënduarit ishin fëmijë, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.


Go to TOP