Aksident në Lupç, lëndohen lehtë 6 persona
Gjashtë persona janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti që ka ndodhur në Lupç të Podujevës.
Sipas drejtorit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi”, tha Syla për RTK-në.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
