Krasniqi: VV po e përdor Listën Serbe si telenovelë politike për përkrahësit e saj

Analisti politik Albert Krasniqi ka reaguar ndaj qasjes së Vetëvendosjes lidhur me çështjen e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhje duke thënë se kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet përdor këtë metodë, e cila megjithatë ka dështuar në të kaluarën.

“VV këtë metodë ‘kinse për moscertifikimin e Listës Serbe’ e ka provuar edhe më herët por i ka dështuar. Çfarë ka bërë ndryshe këtë herë që të funksionojë? Asgjë!”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, qëllimi nuk është që realisht të ndalohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, por të krijohen emocione tek elektorati i Vetëvendosjes përmes dramave politike. Ai e ka krahasuar këtë qasje me një “telenovelë politike, ku skenari dihet, por publiku prapë e shikon”. /Kosova.info/

Go to TOP