Aksident në Ferizaj, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Softaj të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa tre të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Njësia e Hetimit të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit”, tha Veseli.

Go to TOP