AGK u ndau mirënjohje reporterëve të luftës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizoi ceremoninë për nderimin e punës dhe kontributit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve gjatë periudhës së okupimit.

Me këtë rast, AGK u ka ndarë mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan për të plasuar nëpër botë ngjarjet që po ndodhnin në Kosovë, që nga vitet ‘80-ta, gjatë luftës së viteve 90-ta dhe deri pas përfundimit të saj.

Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se janë rreth 400 gazetarë, kameramanë e fotoreporterë që raportuan, fotografuan dhe xhiruan pamje për atë që po ndodhte në vendin tonë, duke përfshirë edhe njerëz të medieve të huaja.

Go to TOP