Agjenti i Hakimit zbulon ëndrrën e lojtarit për t’u kthyer te Real Madridi

Achraf Hakimi ka përfunduar transferimin e tij të madh te Paris Saint-Germain nga Interi, por agjenti i tij Alejandro Camano pranon se lojtari e ka ende ëndërr të kthehet te Real Madrid.

Los Blancos e shitën Hakimin te Interi verën e kaluar, përpara se problemet financiare të Nerazzurrëve t’i detyronin ata në një shitje 12 muaj më vonë.

Real Madridi kishte mundësinë ta blejë atë këtë verë, por i ka dhënë përparësi transferimeve të tjera, megjithatë agjenti i tij zbuloi se lojtari ende dëshiron një ditë të luajë për klubin e tij të fëmijërisë.

“Real Madridi kishte të drejtën e zgjedhjes së parë derisa PSG dhe Interi thanë që marrëveshja do të ndodhte”, ka thënë fillimisht Camano.

“Ne ruajmë iluzionin dhe ëndrrën që Achraf të kthehet në Real Madrid sepse ai ka lindur në Madrid, ai u rrit në Madrid dhe, si një synim përfundimtar, një ditë, ai do të dëshironte të luante për Real Madridin”.

Camano pranoi se kishte gjithashtu interes nga kampionët në fuqi të Evropës, Chelsea.

“Chelsea gjithashtu bëri ofertë për Achraf. Fakti që ata janë kampionë të Evropës mbase e hodhi poshtë”.

Hakimi do të bashkohet në Paris me ish-kapitenin e tij te Real Madrid, Sergio Ramos.

“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Sergio Ramos”, përfundoi agjenti i Hakimit.

Go to TOP