Abdixhiku: Përurohet Unaza e Brendshme, hap i madh drejt modernizimit të Prishtinës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte është përuruar Unaza e Brendshme e Prishtinës, një nga projektet më të rëndësishme kapitale në kryeqytet.
Sipas tij, ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, lidhjen më të mirë të lagjeve dhe krijimin e një frymëmarrjeje të re urbane për qytetin.
Abdixhiku theksoi se Unaza e Brendshme i jep Prishtinës ritmin e një kryeqyteti modern duke nënvizuar se projektet e mëdha realizohen me vizion, punë dhe këmbëngulje, e jo me zhurmë.
Ai e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/
