Abdixhiku pas fitores në Junik: Ruzhda doli faqebardhë, Juniku mbetet i LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përgëzuar Ruzhdi Shehun për fitoren në zgjedhjet lokale në Junik, duke e quajtur atë një fitore të pastër dhe plot kuptim politik.
“Sot e vizitova Ruzhdi Shehun në Junik dhe e urova për një fitore spektakulare, për një qëndresë që e kthen nderin në vlerë, e për një rezultat që flet vetë për të dhe për ne,” shkroi Abdixhiku.
Ai theksoi se Ruzhda “u përball i vetëm me të gjithë bashkë dhe doli faqebardhë”.
“Kur je i drejtë dhe ke ideal, populli të mban – me 60% të mban. Krenar për të, për ekipin e tij dhe për Junikun fisnik që e di mirë kë ndjek e pse. Juniku mbetet i LDK-së, qyteti i besës, i punës dhe i dinjitetit,” shtoi Abdixhiku, duke falënderuar për pritjen burrërore që iu bë gjatë vizitës./Kosova.info/
