Abdixhiku në Zaskok: Familjet kosovare kërkojnë shpresë dhe ndryshim, ‘Rruga e Re’ vendos familjen në qendër

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdoi takimet e tij të përnatshme këtë herë në fshatin Zaskok i Ferizajt, ku u prit nga familja Çerkini dhe banorë të tjerë të zonës.

Gjatë diskutimeve, Abdixhiku u ndal te sfidat e mëdha, me të cilat përballen qytetarët, të cilët, sipas tij, ndihen të lënë pa mbështetje.

Ai theksoi se shpresa dhe ndryshimi i vërtetë gjendet në alternativën që ofron LDK përmes programit ‘Rruga e Re’, që vë familjen në qendër të politikave të saj.

Duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të takimeve me qytetarët, Abdixhiku deklaroi se mbështetja dhe shpresa që po vërehet në çdo takim janë konfirmim i momentit të mirë për LDK-në. /Kosova.info/


Go to TOP