Abdixhiku në Gjilan: e ardhmja nuk pritet, ajo bëhet me rininë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mori pjesë sonte në një takim të organizuar nga Forumi i Rinisë në Gjilan, ku shprehu mbështetjen e tij të fortë për të rinjtë e Kosovës.

Duke theksuar se “e ardhmja nuk pritet, ajo bëhet,” Abdixhiku foli për rëndësinë e energjisë rinore dhe vendosmërinë për ndryshime të mëdha, të cilat do t’i realizojnë së bashku me rininë kosovare.

Ai theksoi se të rinjtë e Kosovës meritojnë perspektivë, mundësi, vende pune dhe një jetë të dinjitetshme në vendin e tyre.

“Kosova është atdheu juaj dhe shteti që do të ndërtoni,” u shpreh Abdixhiku duke garantuar mbështetjen e plotë për të ardhmen e rinisë.

“Koha jonë ka ardhur, dhe ndryshimi është i pandalshëm,” përfundoi ai. /Kosova.info/

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mori pjesë sonte në një takim të organizuar nga Forumi i Rinisë në Gjilan, ku shprehu mbështetjen e tij të fortë për të rinjtë e Kosovës. Duke theksuar se “e ardhmja nuk pritet, ajo bëhet,” Abdixhiku foli për rëndësinë e energjisë rinore dhe vendosmërinë për ndryshime të mëdha, të cilat do t’i realizojnë së bashku me rininë kosovare. Ai theksoi se të rinjtë e Kosovës meritojnë perspektivë, mundësi, vende pune dhe një jetë të dinjitetshme në vendin e tyre. “Kosova është atdheu juaj dhe shteti që do të ndërtoni,” u shpreh Abdixhiku duke garantuar mbështetjen e plotë për të ardhmen e rinisë. “Koha jonë ka ardhur, dhe ndryshimi është i pandalshëm,” përfundoi ai.

Go to TOP