Abdixhiku në Gjakovë: Vizioni ynë për një Kosovë me zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, qëndroi mbrëmë në Gjakovë, ku zhvilloi dy takime me qytetarët. Fillimisht u takua me familjen Lila në lagjen Bllok i Ri dhe më pas me familjen Hadri në Skivjan. Gjatë këtyre takimeve, Abdixhiku theksoi përkrahjen e madhe që po merr LDK-ja nga qytetarët që rreshtohen pas së djathtës dhe për rrugëtimin e ri të partisë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetje përplot shpresë, Abdixhiku ndau me të pranishmit vizionin e tij dhe të ekipit për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Ai theksoi se me investime të mëdha, krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të mirëqenies për çdo familje kosovare, ky vizion mund të bëhet realitet.
“Ky vizion është i mundshëm me ne dhe për këtë vizion qëndrojmë ne,” deklaroi Abdixhiku, duke nxitur optimizëm te të pranishmit për të ardhmen e Kosovës nën udhëheqjen e tij. /Kosova.info/