Sparta e Pragës merr barazim nga Stuttgart

Sparta e Pragës ka arritur të marrë një barazim 1-1 në përballjen kundër Stuttgart në ndeshjen e dytë në edicionin e ri në Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në “MHPArena” është hapur me golin e Millot për Stuttgart në minutën e shtatë, ndërsa Kaan Kairinen e ka barazuar rezultatin për Sparta në minutën e tridhjetë e dytë.

Në këtë ndeshje, reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka luajtur për shtatëdhjetë minuta, ndërsa në dhjetë minutat e fundit të lojës është inkuadruar edhe Ermal Krasniqi, që gjithashtu është reprezentues te Kosova.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Salzburg është mposhtur 4-0 nga Brest. Golashënues për Brest kanë qenë Sima (24′, 70′), Camara (66′) dhe Pereira Lage (75′).

Sonte nga ora 21:00 zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera. 

Go to TOP