Haki Abazi i del kundër Kurtit edhe për shaminë, kërkon që pragu të jetë 18 vjet

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, i ka dalë kundër kryeministrit Kurti për çështjen e shamisë, në propozimin që në lidhje me këtë të ketë një prag prej moshës 16-vjeçare.
Abazi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se pragu duhet të jetë 18-vjeç, për shumë argumente.

“Ka fëmijë që di të drejtojë makinën e prindi kish dashtë me ja dhënë makinën por ligji i vendit nuk e lejon. Ka pasur prind që e ka shitur vajzën në të kaluarën duke e bindur se kjo është gjë normale, dhe kjo ndodhë edhe sot nëpër botë por ligji i vendit tonë nuk e lejon një gjë të tillë”, ka shkruar Abazi.

“Pas moshës 18 vjeçare le të bëjnë atë që duan, besojnë dhe atë që ata/ato e kanë synim, pasion, dëshirë dhe vullnet në jetën e tyre. Në fund ata janë përgjegjës për jetën dhe pozitën në shoqëri dhe rrethet shoqërore”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Mendojmë andaj ekzistojmë si identitet në vlerat dhe ligjet demokratike!

Jo vetëm shamia, jo vetëm gjinia femërore por të

dy gjinitë në të gjitha çështjet dhe sferat e jetës dhe kuptimin e barzisë edhe para ligjit edhe para Zotit.

18-vjeç e merr patent shoferin

18-vjeç duhet të ketë të drejtë kurorëzimi

18- vjeç mundet me pasë llogari bankare të pavarur nga prindërit apo kujdestari

18 vjeç-udhëton jashtë shtetit pa mbikqyrje

18 vjeç -trashëgon ligjërisht

18 vjeç -lejohet me ble tabako

18 vjeç -lejohet me pi alkohol

18 vjeç -e kryen shkollimin e detyruar të mesëm

18 vjeç -vendos vet për studimet dhe orientimin profesional(duhet)

18- vjeç shkon në burg për veprën e kryer në moshë madhore

18 vjeç mund të punojë me orar të plotë sipas ligjit

18 vjeç- shkenca flet për pjekurinë e mjaftueshme për të gjykuar me racionalitet dhe drejt!

Këto janë disa të drejta dhe kufizime që derivojnë direkt lidhur me moshën nga ligjet e një shoqërie demokratike me kushtetutë laike dhe një shoqëri thellësisht sekulare në praktikën e jetës së përditshme dhe me një histori të vlefshme të bashkëjetesës dhe tolerancës. Ka fëmijë që di të drejtojë makinën e prindi kish dashtë me ja dhënë makinën por ligji i vendit nuk e lejon. Ka pasur prind që e ka shitur vajzën në të kaluarën duke e bindur se kjo është gjë normale, dhe kjo ndodhë edhe sot nëpër botë por ligji i vendit tonë nuk e lejon një gjë të tillë.

Në rrafshin fetar kërkesa me leju dikënd, përfshirë edhe prindërit me mbulu këdo, nën moshën madhore, për çfarëdo arësyeje, përveç që është lejim e ndërhyrje në jetën e secilit, i jep të drejtën vetës me gjyku për nevojën dhe formën dhe formësimin e tjetrit, baza e argumentit është fyese për fuqinë e zotit. Zoti i plotfuqishëm e ka kriju njeriun, mendjen e njeriut, e ka kriju syrin me pa botën, e ka kriju zërin tek njeriu për me ndëgju e me komuniku me njëri tjetrin ndërsa nuk paska qenë në gjendje me ja kriju njeriut një shami apo çarçaf mbi kokë, një peleqe që mbulon.

Kush është ai fetar që del dhe thotë që Zoti e paska lënë njeriun me defekt dhe njeriu tani po e përmirëson defektin e Zotit?

Kush është ai besimtar që dëshiron me gjyku këdo në këtë botë e me hy në hak e në punë të Zotit në gjykimin e të mirave e mëkatëve që secili i bën në këtë jetë? Gjithmonë në ligjërimin fetar thuhet që fëmija është dhuratë Zotit, me cfarë të drejte njeriu edhe si prind apo kujdestar i hyn në hak fëmijut dhe Zotit duke ja drejtu të ardhmën e të qenurit dhe ekzistimit e përkufizon formën e fëmijut, dukjen e fëmijut përtej kujdesit. Ai apo Ajo janë në të drejtën e tyre për të bërë të mirën apo edhe mëkatin por nuk është gjykimi që ndodhë me vullnetin dhe arbitraritetin e secilit. Në fund lidhja mes krijuesit dhe besimi është çështja më private dhe më e paprekshme që ekziston tek njeriu që beson. Aty nuk ka hapësirë për askënd tjetër, apo?

Çdo gjë që njerëzimi ka shtuar mbi trupin e lindur ka qenë dhe është nevojë e individit për të bërë jetën më të mirë e më cilësore. Dorëzat i vendosim kur është ftohët ose kur djegë dielli lëkurën apo kur duam të mbrojmë duart nga punët e vështira, shallën e vendosim kur duam të mbrohemi nga të ftohtit, erërat apo kur dielli djegë. Këto punë nuk duhet t’i bëjnë fëmijët, është mëkat të përdorën fëmijët, është kundër-ligjore.

Deri në përfundim të shkollës së mesme kodi i veshjes duhet të jetë kod i veshjes me respekt- as zhveshja dhe as mbulimi nuk janë kod i veshjes dhe as identitet i yni Shqiptarë, as në të kaluarën e as në te tanishmën dhe nuk duhet të ndodhë as në të ardhmën.

Pas moshës 18 vjeçare le të bëjnë atë që duan, besojnë dhe atë që ata/ato e kanë synim, pasion, dëshirë dhe vullnet në jetën e tyre. Në fund ata janë përgjegjës për jetën dhe pozitën në shoqëri dhe rrethet shoqërore.

Debateve në shoqëri nuk duhet të tentohet t’ju vendoset kapaku, përkundrazi, ne duhet ta shohim e ta ndëgjojmë njëri tjetrin, shumë pak jemi për tu ndarë edhemë e aq më pak për tu ndarë për mos me “pa” njëri tjetrin, ashtu na kanë dashur armiqët, pikë e pesë, të ndarë as nuk mendojmë as nuk ekzistojmë. Por edhe nuk duhet ndërtuar idenë që mund të mbivendoset me imponim mbi ligjet kushtetutën dhe mbi vullnetin e qytetarëve. Unë jam që referendumi për shumë çështje të fillojë të aplikohet sa më shpejtë në vendin tonë. Deri atëherë Parlamenti mbetet shtëpia dhe vendi ku kuvendohet dhe vendoset për ligjet dhe kushtetutën e vendit!.

Go to TOP