AKB: Bizneseve të mos ju mohohet e drejta kushtetuese për konkurrencë të lirë në tregun e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve, sot gjatë konferencës për media, me temën Gjykata Themelore në Prishtinë me vendim “antikushtetues” krijon monopol kundër ekonomisë se lirë, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me numër të lëndës 2021:256117 të datës 23.12.2021 si vendim “antikushtetues” duke iu referuar nenit 10 të Kushtetutës ku e garanton se “Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i AKB, Agim Shahini, tha se bazuar në këtë dhe në sqarimin shtesë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të datës 15.03.2022, si dokument shtesë e keni të bashkangjitur ku sqaron çështjen e importit paralel përcaktuar sipas nenit 12 të Ligjit Nr 04/L- 026 për Markat Tregtare.

“Sipas nenit 12 të ligjit për markat tregtare në lidhje me mallrat e shënuara me te cilat janë vendosur në treg në Republikën e Kosovës nga mbartësit e markës tregtare ose një person të autorizuar prej tij.

Pra ligji për marka tregtare nuk e ndalon importin e ashtuquajtur paralel të produktit origjinal të prodhuara me autorizimin e bartësit të se drejtës”, tha Shahini.

Shahini tha se, AKB e merr të drejtën që të mbron interesin e anëtarëve të vet dhe me ketë reagon me të drejtë të plotë kundër monopolit dhe krijimit të hapësirës së konkurrencës së lirë.

“Më këtë e vlerësojmë se një vendim i tillë i ka dhënë eksluzivitet në tregun e Kosovës, importin për Coca Cola, nga vetëm një operatorë ekonomikë, më të cilën e eliminon disa operatorë të tjerë të cilët kishin importe nga vendet e treta, dhe ishte një konkurrencë e ashpër por e drejtë në të mirë të konsumatorit kosovarë.

Institucionet e Kosovës, Gjykatat, Dogana, duhet ti japin të drejtë Kushtetuese të gjithë operatorëve ekonomikë që të luftojnë për treg e asnjë mënyrë të mos i jepet e drejta vetëm një operatorit ekonomikë”, tha Shahini.

Xhemail Aliu– themelues i AKB-së dhe ekspert ligjor, tha se vendimi është jo parimor më të drejtë ekskluziv vetëm të një operatori në Kosovë.

“Kjo në të kaluarën nuk ka pas raste të tilla, mendojmë së janë pretendime të gabuara dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës”, tha Aliu.

Limon Musa, avokati i kompanisë “Aroma shpk”, tha se sa i përket pretendimeve tona lidhur nga gjykata, e cila na ka privuar nga një e drejtë, me të cilën ne mendojmë se kemi bazën ligjore, duke u nisur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akti me i lartë i vendit, ku ka të përshkruar sipas nenit 10, Kosova është treg i lirë për konkurrencë.

“Po ashtu vlen të ceket se edhe ligji për konkurrencën i cili merret ekskluzivisht e me këtë çështjeje dhe e ndalon monopolin, i cili si subjekt krahas përfitimeve bën humbjen për subjektet e tjera, por bën humbjen edhe për Republikën e Kosovës pasi që ndikon në rritjen e çmimeve dhe dëmton konsumatorët”, tha Musa.

Ai tha se, për këtë çështje Republika e Kosovës ka rregulluar me ligje të veçanta-Markat Tregtare për të adaptuar marrëveshjen për stabilizim associm për vitin 2011, ku sipas kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës- Doganat të marrin veprime konkrete kundër monopoleve eventuale të pretenduar nga ndonjë operatorë ekonomike “rregullorja e BE, 608” i ka të parapara këto çështje dhe importin paralele janë të lejueshme për çdo marke tregtare, për këtë edhe Ministria e Tregtisë e harmonizon dhe nuk e ndalon importin e ashtuquajtur paralel të produktit origjinal të prodhuara me autorizimin e bartësit të se drejtës.

“Sa i për këtyre çështjeve Dogana e Kosovës është duke zbatuar vendimin e Gjykatës ku ka ndaluar të gjitha importet e “Coca Cola” nga operatoret ekonomike të tjerë e në këtë rast edhe për “Aroma shpk”, ku është bllokuar edhe llogaritë bankare me këto vendime po krijojnë humbje të mëdha kompanisë e cila është e regjistruar më të drejtë importit të produkteve të ndryshme e në ketë rast edhe pijeve të gazuara dhe njëherësh është duke humbur tregun dhe imazhin e kompanisë”, tha Musa.

Musa tha se, do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore të cilat na garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila është në fuqi nga 15 qershor 2008. /Kosova.info/

Go to TOP