Përvoja e Kosovës si mjet për çaktivizimin e minave ruse në Ukrainë
Anastasiia Yehorova ka ardhur në Kosovë për t’u trajnuar për zbulimin dhe çaktivizimin e mjeteve shpërthyese.
Ajo së bashku me 11 ukrainas të tjerë do të qëndrojnë në qytetin e Pejës për një muaj ku shpresojnë të marrin njohuri të mjaftueshme për të qenë në gjendje të zbulojnë dhe çaktivizojnë minat që Rusia po i vendos në Ukrainë.
