Zgjedhjet në Francë në sfondin e luftës në Ukrainë

Kandidatja për presidente franceze, Marine Le Pen, tha sot se nuk ka “agjendë sekrete” në lidhje me daljen e Francës nga Bashkimi Evropian, edhe nëse përpjekjet e saj për të reformuar bllokun dështojnë.

“Nuk kam asnjë agjendë sekrete”, tha Le Pen për radion France Inter . “Unë mendoj se shumica dërrmuese e francezëve nuk e duan më Bashkimin Evropian siç ekziston sot, që do të thotë një Bashkimi Evropian që funksionon në një mënyrë absolutisht jodemokratike, që vepron duke kërcënuar, shantazhuar dhe ndjekur politika që janë kundër interesave të popullit. ” Macron dhe Le Pen hynë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze që do të mbahen më 24 prill.

Rusët i ndoqën këto zgjedhje me shumë interesim se të tyren. Në zgjedhjet presidenciale në Francë për politkbërjen ruse  gjithçka është e qartë paraprakisht, duke konsideruar se në Francë ka pasur “intriga serioze” pasi sic mendohet rivali i Le Pen ka qenë vazhdimisht në “rënie”. Këto zgjedhje vendosin se çfarë pozicioni do të mbajë një fuqi bërthamore dhe një nga dy vendet më të mëdha të BE-së në raport me Rusinë: Le Pen kritikoi BE-në gjatë gjithë viteve të mëparshme dhe shprehu simpatinë për Putinin dhe, megjithëse me fillimin e luftës ajo është bërë shumë më e kujdesshme në deklaratat e saj, shumë besojnë se nëse zgjidhet, mund të ketë një hendek të madh në frontin e bashkuar të Perëndimit kundër Rusisë. Në disa nga komentet në RL të dielën theksohet se fitorja tjetër e madhe e Putinit mund të jetë në Paris – dhe se Shtëpia e Bardhë ka frikë se Le Pen “pro-ruse” do të “shkatërrojë” NATO-n. Gazetarja ruse Kseniya Sobchak thotë se ekspertët politik rreth saj thonë se”do të ishte më mirë për Rusinë nëse Le Pen fiton”. Nuk e kuptoj se çfarë ndryshimi kemi, mirë, ok. Pse ka një urrejtje të tillë për Macron në Rusi?Në një koment thuhet se  nga të gjithë globalistët evropianë ai mbajti pozicionin më pajtues ndaj Rusisë. “Fatkeqësisht, përgjigja është e qartë. Armiku më i rëndësishëm për patriotët është një liberal që ka një qëndrim të mirë ndaj Rusisë. Me qëndrimin e tij të mirë, ai forcon Partinë Liberale në Rusi. Një liberal që ka një qëndrim të keq ndaj Rusisë e dobëson këtë parti”, thekson Boris Mezhuev në një postim në profilin e tij në facebook. Në një koment të Fedor Krasheninnikov thotë se e vetmja mënyrë për të thyer këtë skenar është publikimi mes raundit të parë dhe të dytë të disa informacioneve të bujshme që godasin Macron. Kufomat e oficerëve të inteligjencës ushtarake franceze nga bodrumet e Mariupolit. Ose vartësit e gjallë të robëruar të gjeneralit Vido të sapo dalë në pension, duke folur para kamerës se kush dhe me çfarë detyrash i dërgoi në Ukrainë. Fatkeqësisht, ky opsion është akoma më shumë si një skenar i një trilleri politik të mbushur me aksion. Gjithçka në jetë është zakonisht e mërzitshme”, shkruan ai. Sidoqoftë propaganda e Putinit raporton rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve në Francë ashtu si në shakanë e vjetër sovjetike për konkurrencën e Hrushovit me Eisenhowerin në garë: Le Pen doli e dyta, Macron doli i parafundit. Rezultatet e  Le Pen në raundin e parë vlerësohet se do të çojë në një mobilizim të fuqishëm të kundërshtarëve të saj. Rreziku që ajo të zgjidhet në të vërtetë presidente i detyron ata që përndryshe nuk do të votonin për Macron. Ishte kështu në ditët e babait të saj Jean-Marie Le Pen kur në ballafaqim me presidentin Jacques Chirac, ku në raundin e dytë  fitoi me besim pikërisht jo duket votuar për të por kundër Le Pen. Në Rusi, për disa arsye,që e dëshirojnë Le Pen, duke besuar se ajo është pothuajse një politikane pro-ruse. Në një situatë ku në  një katastrofë e brendshme, është e justifikuar psikologjikisht të pritet një lloj mrekullie. Në bunkerin e Hitlerit, gjithashtu, lajmi për vdekjen e Ruzveltit u prit me entuziazëm me shpresën se aleatët do të fillonin të qëllonin kundër njëri-tjetrit dhe do të harronin Gjermaninë në konfuzion. Megjithatë, gëzimi ishte i shkurtër. E gjetur në këtë rrethanë Le Pen ka hequr dorë nga planet e mëparshme për të tërhequr Francën nga BE. Megjithatë, ajo mbetet thellësisht euroskeptike. Ai thotë se dëshiron të rinegociojë marrëveshjen e Shengenit dhe të rrisë numrin e doganierëve dhe të rivendosë kontrollet për mallrat që hyjnë në vend nga vendet e tjera anëtare të BE-së. E pyetur nëse do të largohej nga BE nëse përpjekjet e saj për të reformuar bllokun dështojnë, ajo u përgjigj: “Në asnjë mënyrë”. Marine Le Pen (53) pretendon se programi i saj synon të mbështesë biznesin dhe t’u “kthejë paratë francezëve” duke ulur TVSH-në, si dhe duke reduktuar kontributin e Francës në buxhetin e BE-së. Me udhëheqjen e kësaj politike,  është vështir që në raundin e dytë të arrijë sukses Mari Li Pen. /I.K

Go to TOP