Tani qarkullim normal i automjeteve në magjistralen Ferizaj – Gjilan në Dardani, ishte bllokuar pas shiut

Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur heqja e ujit nga rruga dhe tani magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi|, thuhet në njoftim.

Më herët, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasi e madhe e ujit, ishte bllokuar për qarkullimin e automjeteve. /Kosova.info/

Go to TOP