Abdixhiku ndez Vranjevcin: Premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tubim elektoral në lagjen Vranjevc (Kodra e Trimave) në Prishtinë, ku është pritur me një atmosferë të zjarrtë nga mbështetësit.
Ai e cilësoi këtë zonë si një nga bastionet kryesore të mbështetjes për Lidhjen Demokratike të Kosovës duke theksuar se “Vranjevci gjithmonë ka ditur të qëndrojë drejt dhe të mbajë gjallë frymën e Lidhjes”.
Abdixhiku u shpreh i bindur se energjia dhe mobilizimi i qytetarëve në kryeqytet po tregojnë një bashkim të rrallë për ndryshim, ndërsa prezantoi edhe planin për investime prej 1.5 miliardë eurosh në Prishtinë.
Sipas tij, këto investime do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e shkollave dhe çerdheve, modernizimin e shëndetësisë, si dhe zhvillimin e sportit, kulturës dhe teknologjisë.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e Degës së Parë në Prishtinë: Anduena Mekuli Kastrati (75), Dasmor Durmishi (76), Albulena Bilalli (77), Vedat Jashari (78) dhe Bahrie Çunaku Vitija (86).
Tubimi në Kodra e Trimave u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe dhe entuziazëm i lartë duke reflektuar, sipas Abdixhikut, një mbështetje të fuqishme për vizionin e LDK-së në kryeqytet. /Kosova.info/
