Rama nderon përfaqësuesit e Des Moines me “Hyjneshën në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë vizitës në Des Moines ua ka dorëzuar simbolin “Hyjnesha në Fron” përfaqësuesve të këtij qyteti, në shenjë mirënjohjeje për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Rama ka theksuar se ky simbol i trashëgimisë kulturore përfaqëson respektin dhe falënderimin për kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës dhe të kryeqytetit.

Ai ka folur edhe për projektet zhvillimore në Prishtinë duke veçuar vizionin për një kryeqytet me infrastrukturë smart dhe reformën e mësimit tërëditor, për të cilat tha se po e kthejnë Prishtinën në model zhvillimi për rajonin.

Sipas tij, këto projekte kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin psikologjik, social dhe fizik të fëmijëve.

Në kuadër të vizitës, delegacioni ka vizituar edhe qendrat e YMCA në Iowa, ku Dorina Lluka prezantoi modelet dhe praktikat që synohen të zbatohen edhe në Prishtinë për krijimin e më shumë mundësive për fëmijët. /Kosova.info/

Go to TOP