Haziri fiton të artën në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut
Kaula Haziri ka arritur sukses të madh ndërkombëtar, duke fituar medaljen e artë në garën Masters të Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, që është mbajtur në Zapreshiq.
Në këtë garë kanë marrë pjesë tridhjetë garuese, ndërsa Haziri e ka siguruar kualifikimin në fazën Masters mes tetë më të mirave të turneut.
Në përballjet me eliminim direkt, ajo ka treguar formë të lartë dhe ka regjistruar tri fitore radhazi, duke u ngjitur në vendin e parë dhe duke fituar medaljen e artë.
Suksesin e Kaulës e ka përshëndetur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Urime Kaulës, trajnerit Nysret Haziri dhe Federata e Boulingut të Kosovës”, ka shkruar KOK. /Kosova.info/
