Të shtëna me armë në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

“Sot rreth orës 14:25  kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Mësohet se i lënduari nuk është nga arma e zjarrit.


Go to TOP