Përkujtohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz
Në 27-vjetorin e masakrës në fshatin Dyz është mbajtur një manifestim përkujtimor në nderim të të rënëve.
Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule pranë vendit të kujtesës, ndërsa u mbajtën edhe homazhe në shenjë respekti për të rënët.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila në fjalën e saj theksoi se kujtimi për viktimat e masakrave mbetet obligim institucional dhe shoqëror.
Ajo nënvizoi se sakrifica e tyre është themel i lirisë së vendit dhe se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për zbardhjen e plotë të krimeve dhe vendosjen e drejtësisë.
Në këtë pllakë janë të gdhendura emrat e mbi 200 civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar gjatë ofensivës së forcave serbe në zonën e Llapit, nga 18 deri më 23 prill 1999.
