LDK riorganizon strukturat: Dega në Zvicër thirrje për mobilizim dhe unitet

Emërimi i Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës po konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt riorganizimit dhe fuqizimit të brendshëm të partisë. Ky proces synon rritjen e efikasitetit në vendimmarrje dhe ndërtimin e një strukture më funksionale dhe përfaqësuese në të gjitha nivelet.

Sipas reagimit të Degës së Parë të LDK-së në Zvicër, përbërja e re e kryesisë kombinon përvojën institucionale me energjinë e re duke krijuar një bazë të qëndrueshme për bashkim dhe zhvillim të mëtejmë politik.

Kjo degë ka theksuar përkushtimin e saj për forcimin e strukturave të brendshme, rritjen e disiplinës organizative dhe thellimin e bashkëpunimit me qendrën.

Kryetari i Degës së Parë në Zvicër, Ramadush Emini, ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm të anëtarësisë duke theksuar se synimi është ndërtimi i një dege më të fortë, më aktive dhe më të bashkuar, në shërbim të mërgatës dhe interesave të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP