Fundjavë me vranësira, riga shiu dhe temperatura të ulëta

Vikendi i 21-22 shkurtit 2026 do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe temperatura të ulëta në gjithë vendin.

Të shtunën pritet mot i vranët, ndërsa vranësirat vende-vende do të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.

Të dielën moti do të mbetet i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Kushtet meteorologjike sugjerojnë kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat ku reshjet mund të përzihen me borë dhe të krijojnë ngrica në rrugë. /Kosova.info/


Go to TOP