Përparim Rama ndez dritat dekoruese për Ramazan në Kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë sonte në ndezjen e dritave dekoruese në Kryeqytet, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas njoftimit të tij, ceremonia u zhvillua në bashkëpunim me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame duke shënuar simbolikisht fillimin e një muaji të përkushtimit, reflektimit dhe solidaritetit për besimtarët myslimanë.

“Le të shërbejë ky muaj si një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ndarë më shumë mirësi dhe për të kultivuar vlera që e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë dhe më njerëzore”, ka deklaruar Rama.

Ai ka uruar që Ramazani të sjellë paqe, begati dhe harmoni për të gjithë qytetarët duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Ramazan të begatë për të gjithë.” /Kosova.info/

Go to TOP