​Trepça rrëmben Kupën e Kosovës për herën e pestë radhazi

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, aty ku u ballafaquan Trepça dhe Bashkimi.

Trofeun e çmueshëm të basketbollit vendor e rrëmbeu skuadra nga Mitrovica e cila dominoi ndeshjen që nga fillimi i saj, e sidomos në pjesën e dytë.

Në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga tifozeritë e të dy taboreve, Arpagjiktë dhe Torcida, gjatë 40 minutave lojë u pa një ndeshje e luftuar, por që mitrovicasit dolën triumfues në fund me rezultatin 91-72


Go to TOP