Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 12 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.


Go to TOP