Liria ka vetëm një emër Komandant ADEM JASHARI
Shkruan: Gani GECI
Liria ka vetëm një emër Komandant ADEM JASHARI.
Por tradhtia ka një emër tjetër, që po mundohet të fshihet prapa shkronjave të UÇK-së.
Pse tradhtia ka emër?
Po fillojmë me deklaratën e Rifat Jasharit, i cili ka konfirmuar se LDK-ja ka dhënë para për të ndihmuar luftën e Komandant Adem Jasharit me armatim, në vlerë prej 26.530 DM. Këto para janë vjedhur nga Hashim Polari dhe kompania e tij, dhe me këto para duhej të bliheshin armë për luftën në Prekaz. Por paratë u vodhën dhe askush nuk e di se ku kanë përfunduar, vetëm ata që i kanë vjedhur, në krye të SHP-së të UÇK-së. Azem Syla dhe Hashim Polari me kompaninë e tij janë munduar t’ia veshin Rexhep Selimit.
Çfarë i tha Rifat Jashari në takimin me Azem Sylën dhe kompaninë e tij?
Se gjysmën e gjakut të familjes ma ka borxh Serbia dhe gjysmën tjetër e ka Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që ua kanë vjedhur paratë, të cilat ishin për familjen Jashari. Këtë e sqaron shumë mirë Milaim Zeka, i cili ishte së bashku me Rifat Jasharin.
Pas masakrës së Jasharëve në mars 1998, ka ardhur Hashim Polari me kompaninë e tij, sepse iu është liruar rruga dhe u bënë komandantë e gjeneralë.
Më 07.05.1998, Ministria e Mbrojtjes ia ka lënë nën menaxhim Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 3.270.000 DM (marka).
Sylejman Selimi me zonën e Drenicës, me datën 10.07.1998, kanë lëshuar fletarrest për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin për mohim të luftës dhe për veprimet e tyre kundër familjes Jashari.
Me datën 23.07.1998, në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes, i janë lëshuar 230.000 DM (marka) njësisë së Prekazit, të cilat nuk janë dorëzuar asnjëherë; janë vjedhur, janë avulluar.
Në janar të vitit 2000, policia e OKB-së, pas bastisjes së shtëpisë së Hashim Polarit, i gjeti nën dyshekun e fëmijës 250.000 DM (marka).
Gjersa Kosova ishte shkrumb e hi, gjaku i dëshmorëve ende nuk ishte tharë, në shtëpinë e Polarit gjendeshin 250.000 marka. Merreni me mend dhe vlerësojeni edhe ju vetë.
Raportet mes familjes Jashari dhe kompanisë së Hashim Polarit i ka balancuar Jakup Krasniqi, sepse pa të nuk mund të futeshin në shtëpinë e familjes Jashari, ashtu siç nuk mund të futen as sot. Po ashtu, familja Jashari nuk mori pjesë as në varrimin në Burojë.
Shpërndajeni.
