Bajqinovci kritikon LDK-në: Dështimet shiten si risi
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj veprimeve të LDK-së duke kritikuar mënyrën se si kjo parti prezanton figurat e reja.
Ai thekson se LDK e quan “prurje” një asambliste që nuk arriti të zgjidhej as në Asamblenë e Ferizajt.
Bajqinovci shton se kur dështimi shitet si risi, nuk është çudi që qytetarët po largohen çdo ditë nga LDK-ja duke treguar humbjen e besimit ndaj kësaj partie. /Kosova.info/
