Abdixhiku: Festa e fitores ka nisur më herët, nesër fitojmë me Ruzhdi Shehun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Junik me një tubim entuziast, ku u shpreh i bindur për fitoren e kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shehu.

“Në Junik, festa e fitores ka nisur më herët,” tha Abdixhiku duke theksuar se ky qytet është simbol i besës, i lavdisë dhe i punës së ndershme. Ai u shpreh mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e qytetarëve duke nënvizuar se Juniku di të zgjedhë me zemër dhe me mendje.

“Ruzhdi Shehu është njeriu ynë i punës, i besës dhe i fjalës së mbajtur. Ai është fytyra e LDK-së në këtë qytet,” tha Abdixhiku duke falënderuar çdo aktivist, çdo derë të hapur dhe çdo takim që, sipas tij, e shndërroi fushatën në një rrëfim njerëzor e dinjitoz.

Në përfundim të fjalës së tij, ai u shpreh i bindur se qytetarët e Junikut do ta konfirmojnë besimin e tyre ndaj Ruzhdi Shehut edhe për një mandat tjetër: “Nesër fitojmë në Junik. Ruzhdi Shehu edhe katër!” /Kosova.info/

Go to TOP