Bajrami: Vitia është me Sokol Halitin, kryetar që i qëndron qytetit 24 orë në ditë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetje të plotë për kandidatin e kësaj partie në Viti, Sokol Halitin duke e vlerësuar si një kryetar të përkushtuar dhe të fjalës.

“Vitia është me Sokol Halitin. Kryetari Haliti është shembull i njeriut të fjalës, të besës dhe të punës, që i qëndron qytetit të vet 24 orë në ditë,” ka shkruar Bajrami.

Ajo theksoi se çdo bisedë me Halitin lidhet me të tashmen dhe të ardhmen e komunës, me projektet që janë realizuar dhe me vizionin e tij të qartë për katër vitet e ardhshme.

“Të dielën, vitiasit do ta konfirmojnë edhe një herë besimin e tyre duke vazhduar edhe për katër vjet me Sokol Halitin. Të priftë e mbara, Kryetar!”, përfundoi Bajrami në mesazhin e saj mbështetës. /Kosova.info/


Go to TOP