Hamiti: Më 9 nëntor zgjedhja është e qartë – Përparim Rama për një mandat të dytë në Prishtinë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar para debatit të sotëm në emisionin “Debat Plus”, ku përballë do të jenë kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Hamiti ka theksuar se Përparim Rama ka punuar shumë për zhvillimin e kryeqytetit gjatë katër viteve të fundit, ndërsa ka akuzuar Çekun dhe përfaqësuesit e qeverisë Kurti, përfshirë ministrin e Financave Hekuran Murati, se kanë vepruar kundër interesave të Prishtinës.

“Debat Plus sonte ndërmjet kryetarit Përparim Rama që ka punuar shumë për kryeqytetin dhe Hajrulla Çekos që bashkë me Albin Kurtin dhe Hekuran Muratin kanë punuar fort kundër Prishtinës në katër vitet e kaluara. Zgjedhja është e thjeshtë: Përparim Rama votohet për një mandat të dytë më 9 nëntor!”, ka shkruar Hamiti.

Balotazhi për kryetarin e Prishtinës do të mbahet më 9 nëntor, ku qytetarët do të zgjedhin mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekos së Vetëvendosjes. /Kosova.info/

Go to TOP