Totaj vazhdon fushatën në Gjonaj të Hasit

Duke besuar në votën e hasjanëve për Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në tubimin elektoral, tha se ata janë kontribuues të mëdhenj të kësaj force politike.

Përveç tjerash, ai tha se bashkimi i PDK-së me LDK-në në Prizren e bën atë më të fortë për mandatin tjetër, por edhe i shton përgjegjësi për të punuar më shumë.

Kandidati i PDK për kryetar të Prizrenit, Shaqir Titaj, fushatën  elektorale për balotazhin e 9 nëntorit,  e vazhdoi sot me  banorët e Gjonajve të Hasit.

Duke kërkuar mbështetjen e tyre edhe për një mandat, për të udhëhequr  me Prizrenin, Totaj falënderoi  hasjanët për kontributin e dhënë deri më tani për Partinë Demokratike.

Totaj tha se sfida e radhës është edhe mundësi për ta, për të treguar me 9 nëntor, se janë më të mirët e më të organizuarit.

PDK dhe LDK në Prizren kanë lidhur koalicion, edhe për këtë arsye, Totaj para hasjanëve.


Go to TOP