Napoli fiton ndaj Lecce dhe forcon kryesimin në Serie A
Skuadra e Napoli ka arritur një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Lecce duke u ngritur tri pikë përpara ndjekësve në kryesimin e Serie A.
Napoli e ka nisur ndeshjen më mirë dhe e ka dominuar pjesën e parë, por, pas disa tentativave të pasakta përfshirë edhe një goditje me kokë të Mathías Olivera që ka kaluar jashtë portës, nuk ka arritur të shënojë.
Lecce ka provuar të rrezikojë, por nuk ka realizuar, përfshirë një penallti të Francesco Camarda që është pritur nga portieri i Napolit, Vanja Milinkovic-Savic.
Skuadra mysafire ka kaluar në avantazh në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë. Një goditje dënimi e David Neres është shërbyer në zonë dhe Anguissa me kokë e ka vendosur rezultatin përfundimtar 1-0, duke shënuar golin e katërt personal këtë sezon në Serie A.
Edhe pse Lecce ka tentuar të reagojë në fund, mbrojtja e Napoli ka qëndruar e fortë dhe skuadra e Antonio Conte e ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi jashtë fushe ndaj Lecce.
Tash Napoli ka njëzet e një pikë, ndërsa Lecce gjendet vetëm në vendin e gjashtëmbëdhjetë me gjashtë pikë.
