LDK-ja në Fushë Kosovë koalicion me Partinë Liberale Egjiptiane
Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka bërë koalicioni me Partinë Liberale Egjiptiane.
Osmani tha se bashkimi i tyre do të fuqizojë çdo rrugë dhe çdo lagje të komunës. “Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!” theksoi ai.
Ky koalicion synon të sjellë qeverisje të përbashkët dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët e Fushë-Kosovës. /Kosova.info/
